Shtatë ligjet shpirtërore të suksesit - PDF

Description
Deepak Chopra Shtatë ligjet shpirtërore të suksesit përmbledhje praktike e miratuar dhe e rekomanduar nga Daut Demaku e përpiloi dhe e përktheu Ridvan Bunjaku :( :) Prill 2011 Shtatë ligjet shpirtërore

Please download to get full document.

View again

of 21
All materials on our website are shared by users. If you have any questions about copyright issues, please report us to resolve them. We are always happy to assist you.
Information
Category:

Public Notices

Publish on:

Views: 245 | Pages: 21

Extension: PDF | Download: 1

Share
Transcript
Deepak Chopra Shtatë ligjet shpirtërore të suksesit përmbledhje praktike e miratuar dhe e rekomanduar nga Daut Demaku e përpiloi dhe e përktheu Ridvan Bunjaku :( :) Prill 2011 Shtatë ligjet shpirtërore të suksesit përmbledhje 2 Përmbajtja Për autorin dhe librin...3 Idetë kryesore Ligji i Potencialitetit të Pastër (e diel) Ligji i Dhënies (e hënë) Ligji i Karmës (Veprimit) apo i Shkakut dhe Efektit (e martë) Ligji i Përpjekjes Minimale (e mërkurë) Ligji i Synimit dhe i Dëshirës (e enjte) Ligji i Shkëputjes (e premte) Ligji i D'harmës apo i Destinimit në Jetë (e shtunë)...17 Trupi kuantik-mekanik...19 E dashur mikeshë, i dashur mik,...20 Literatura...21 Shtatë ligjet shpirtërore të suksesit përmbledhje 3 Për autorin dhe librin D R. DIPAK ÇOPRA ËSHTË AUTOR I MIRËNJOHUR I MBI 25 LIBRAVE. Ai është një nga zëdhënësit udhëheqës të një lëvizjeje gjithnjë në rritje të mjekëve që po e kombinojnë mjekësinë bashkëkohore perëndimore me metodat shëruese të Lindjes së lashtë. Çopra ka qenë Shef i stafit në Qendrën Mjekësore Regjionale të Bostonit, dhe ka ligjëruar në Universitetin Tufts dhe Shkollat e Mjekësisë të Universitetit të Bostonit. Dipak Çopra është ekspert udhëheqës në mjekësinë mendje/trup. Si mjek, Dr. Dipak Çopra i zotëron pyetjet me ndikim të gjerë për aftësinë tonë që ta shërojmë veten. Duke e shkrirë trajnimin e tij tradicional me shkencën e lashtë të shërimit Ayurveda nga India, Dr. Çopra i magjeps audiencat e tij duke e shpjeguar se si të përdoret inteligjenca e brendshme e trupit për vetë-shërim. Është autor i Trup gjithmonë i ri, mendje e përhershme dhe Shërimi kuantik . Shtatë ligjet shpirtërore të suksesit është libër i shkurtër por me mendjehollësi që e shpjegon se si veprimet e thjeshta mund të bëjnë ndryshim të madh. Disa pjesë të tij mund t'iu duken abstrakte atyre që nuk e kanë përjetuar filozofinë lindore. Idetë kryesore Bazuar në ligjet natyrore që e qeverisin tërë krijimin, ky libër e shkatërron mitin që suksesi është rezultat i punës së vështirë, i planeve këmbëngulëse, apo i ambicies së furishme. Dipak Çopra e ofron një perspektivë që e ndryshon jetën lidhur me arritjen e suksesit: kur e kuptojmë një herë e mirë natyrën tonë të vërtetë dhe mësojmë të jetojmë në harmoni me ligjin natyror, lehtësisht dhe pa mundime do të gufojë një ndjenjë e mirëqenies, shëndeti i mirë, marrëdhëniet përmbushëse, energjia e entuziazmi për jetë, dhe begatia materiale. Shtatë ligjet shpirtërore të suksesit përmbledhje 4 1. Ligji i Potencialitetit të Pastër (e diel) Burimi i tërë krijimit është vetëdija e pastër, potencialiteti i pastër që kërkon shprehje nga e pamanifestuara në të manifestuar. Dhe kur e kuptojmë se Vetja jonë e vërtetë është nga potencialiteti i pastër, ne bashkërendohemi me fuqinë që e manifeston çdo gjë në univers. Në fillim nuk kishte as ekzistencë as jo-ekzistencë, Tërë kjo botë ishte energji e pamanifestuar... Ai merrte frymë, pa frymëmarrje, përmes fuqisë së Vet Asgjë tjetër nuk ishte... Himni i Krijimit, Veda Rig K Y LIGJ ËSHTË I BAZUAR NË FAKTIN SE NE, në gjendjen tonë thelbësore, jemi vetëdije e pastër. Sipas Çoprës, vetëdija e pastër është potencialitet i pastër, është fusha e të gjitha mundësive dhe e krijueshmërisë së pafundme. Pos që është e pafundme dhe e pakufizuar, ajo është edhe gëzim i pastër. Atribute tjera të vetëdijes janë dituria e pastër, qetësia e pafundme, balansi i përkryer, pashkatërrueshmëria, thjeshtësia dhe hareja. Sa më shumë që e përjetoni natyrën tuaj të vërtetë, aq më afër fushës së potencialitetit të pastër jeni. Përjetimi i Vetes, apo referimi te vetja, domethënë se pika jonë e brendshme e referimit është shpirti ynë e jo objekti i përjetimit tonë. Përmes meditimit do të mësoni ta përjetoni fushën e qetësisë së pastër dhe të vetëdijshmërisë së pastër. Në atë fushë të qetësisë së pastër është fusha e ndërlidhjes së pafundme, fusha e fuqisë së pafundme organizuese, sfondi vendimtar i krijimit ku gjithçka është e lidhur në mënyrë të pandarë me gjithçka tjetër. Në Bibël është shprehja, Ji i qetë dhe dije se unë jam Zoti. Kjo mund të përmbushet vetëm përmes meditimit. Edhe kalimi i kohës në natyrë do të të japë qasje në cilësitë që janë në qenie të fushës: krijueshmëria e pafundme, liria dhe hareja. Një mënyrë tjetër për t'iu qasur fushës së potencialitetit të pastër është përmes praktikës së jo-gjykimit. Gjykimi është vlerësimi i vazhdueshëm i gjërave si të drejta apo të gabuara, të mira apo të këqija. Kur jeni duke vlerësuar, klasifikuar, emërtuar dhe analizuar vazhdimisht, ju krijoni shumë turbullim në dialogun tuaj të brendshëm. Ky turbullim e ngushton rrjedhjen e energjisë ndërmjet juve dhe fushës së potencialitetit të pastër. Shtatë ligjet shpirtërore të suksesit përmbledhje 5 Derisa e përmirësoni lidhjen me natyrën tuaj të vërtetë, ju do të pranoni spontanisht edhe mendime krijuese, sepse fusha e potencialitetit të pastër është edhe fushë e krijueshmërisë së pastër të pafundme dhe e diturisë së pastër. Begatia e universit - shfaqja bujare dhe bollëku i universit - është shprehje e mendjes krijuese të natyrës. Sa më të harmonizuar që jeni me mendjen e natyrës aq më shumë keni qasje në krijueshmërinë e saj të pafundme e të pakufizuar. Aplikimi i Ligjit të Potencialitetit të Pastër Do ta vë në efekt Ligjin e Potencialitetit të Pastër duke u zotuar t'i ndërmarr hapat vijues: 1. Do të kontaktoj me fushën e potencialitetit të pastër duke ndarë çdo ditë kohë që të jem i qetë, thjesht të Jem. Po ashtu do të ulem në vetmi në meditim të qetë të paktën dy herë në ditë rreth tridhjetë minuta në mëngjes dhe tridhjetë minuta në mbrëmje. 2. Çdo ditë do të ndaj kohë të komunikoj me natyrën dhe ta vëzhgoj qetësisht inteligjencën brenda çdo gjëje të gjallë. Do të ulem qetas dhe do ta shikoj perëndimin e diellit, apo do ta dëgjoj tonin e oqeanit apo të një rrjedhe, apo thjesht do ta nuhas aromën e një luleje. Në ngazëllimin e qetësisë sime, dhe duke komunikuar ngrohtësisht me natyrën, do ta shijoj pulsimin jetësor të epokave, fushën e potencialitetit të pastër, dhe krijueshmërinë e pakufizuar. 3. Do ta praktikoj jo-gjykimin. Do ta nis ditën me fjalinë: Sot nuk do të gjykoj asgjë që ndodh dhe gjatë ditës do t'ia kujtoj vetes të mos gjykoj. Shtatë ligjet shpirtërore të suksesit përmbledhje 6 2. Ligji i Dhënies (e hënë) Universi operon përmes shkëmbimit dinamik... dhënia dhe pranimi janë aspekte të ndryshme të rrjedhjes së energjisë në univers. Dhe në dashjen tonë ta japim atë që e kërkojmë, ne e mbajmë në qarkullim bollëkun e universit në jetët tona. Këtë pjatë të brishtë e zbraz, e e zbraz, dhe gjithmonë e mbush me jetë të freskët Këtë fyell të vogël të kallamit e ke bartur nëpër kodra e lugina, dhe ke fryrë nëpër të melodi përjetësisht të reja... Dhuratat e tua të pafundme më vijnë vetëm në ato duart e mija të vogla. Vitet kalojnë, dhe ti ende derdh, dhe ende ka hapësirë për t'u mbushur. Rabindranat Tagor, Gitanjali Q Ë TË VAZHDOJNË TË NA VIJNË ENERGJIA DHE MIRËQENIA, duhet ta mbajmë në qarkullim energjinë. Në dashjen tonë ta japim atë që e kërkojmë, ne e mbajmë në qarkullim bollëkun e universit në jetën tonë. Sa më shumë që jepni, aq më shumë do të pranoni, sepse do ta mbani në qarkullim bollëkun e universit në jetën tuaj. Gjithçka që ka vlerë në jetë - kur jepet vetëm sa shumëzohet. Rrjedhja e jetës nuk është gjë tjetër pos ndërveprimi harmonik i të gjitha elementeve dhe forcave që e strukturojnë fushën e ekzistencës. Ky ndërveprim harmonik i elementeve dhe i forcave në jetën tonë operon si Ligji i Dhënies. Është pikërisht synimi prapa dhënies dhe pranimit tuaj ajo që është gjëja më e rëndësishme. Synimi duhet të jetë gjithmonë të krijosh lumturi, sepse lumturia është përkrahëse e jetës dhe mbajtëse e jetës dhe prandaj prodhon rritje. Kthimi është drejtpërdrejt proporcional me dhënien kur ajo është e pakushtëzuar dhe nga zemra. Praktikimi i Ligjit të Dhënies në fakt është shumë i thjeshtë: nëse do gëzim, jepu gëzim të tjerëve. Nëse do dashuri - mëso të japësh dashuri, nëse do vëmendje dhe çmuarje, mëso t'i japësh ato, nëse do begati materiale, ndihmoji të tjerët të marrin pasuri materiale. Mënyra më e lehtë për ta marrë atë që e do është t'iu ndihmosh të tjerëve ta marrin atë që e duan. Nëse do që të bekohesh me të gjitha gjërat në jetë, mëso ta bekosh qetësisht secilin me të gjitha gjërat e mira në jetë. Shtatë ligjet shpirtërore të suksesit përmbledhje 7 Çopra sugjeron se mënyra më e mirë ta veni në operim Ligjin e Dhënies është të merrni vendim që sa herë që bini në kontakt me këdo, do t'iu jepni diçka. Nuk duhet patjetër të jetë në formë të gjërave materiale. Do të mund të ishte një lule, një kompliment apo një urim a lutje shpirtërore. Format më të fuqishme të dhënies janë jomateriale. Dhurata e përkujdesjes, e vëmendjes, e butësisë së ëmbël, e çmuarjes dhe e dashjes janë disa nga dhuratat më të çmueshme që mund t'i jepni. Ato nuk ju kushtojnë asgjë. Kur e takoni dikë, mund t'ia dërgoni qetësisht një bekim duke i dëshiruar lumturi, gëzim dhe të qeshura. Ky lloj i dhënies së qetë është shumë i fuqishëm. Përderisa jeni duke dhënë, do të jeni duke pranuar. Natyra jonë e vërtetë është ajo e begatisë dhe e bollëkut. Ne jemi natyrshëm të begatshëm sepse natyra e përkrah çdo nevojë dhe dëshirë. Aplikimi i Ligjit të Dhënies Do ta vë në efekt Ligjin e Dhënies duke u zotuar t'i ndërmarr hapat vijues: 1. Kudo që shkoj, dhe këdo që e takoj, do t'ia çoj një dhuratë. Dhurata mund të jetë një kompliment, një lule, apo një urim a lutje. Sot, do t'i jap diçka secilit me të cilin vij në kontakt, dhe kështu do ta nis procesin e qarkullimit të gëzimit, të bollëkut dhe të begatisë në jetën time dhe në jetët e të tjerëve. 2. Sot do t'i pranoj me mirënjohje të gjitha dhuratat që i ka jeta për të m'i ofruar. Do t'i pranoj dhuratat e natyrës: dritën e diellit dhe tingujt e zogjve që këndojnë, apo rigat e pranverës apo borën e parë të dimrit. Do të jem i hapur edhe ndaj pranimit nga të tjerët, qoftë ajo në formë të një dhurate materiale, parave, një komplimenti, apo një urimi a lutjeje. 3. Do të zotohem ta mbaj bollëkun në qarkullim në jetën time duke i dhënë dhe duke i pranuar dhuratat më të çmueshme të jetës: dhuratat e përkujdesjes, të butësisë së ëmbël, të çmuarjes, dhe të dashjes. Secilën herë që e takoj dikë, do t'i dëshiroj qetësisht lumturi, gëzim, dhe të qeshura. Shtatë ligjet shpirtërore të suksesit përmbledhje 8 3. Ligji i Karmës (Veprimit) apo i Shkakut dhe Efektit (e martë) Çdo veprim prodhon forcë të energjisë që na kthehet në lloj të ngjashëm... ajo që e mbjellim është ajo që e korrim. Dhe kur zgjedhim veprime që sjellin lumturi dhe sukses te të tjerët, fryti i karmës sonë është lumturia dhe suksesi. Karma është mbrojtësja e përhershme e lirisë njerëzore....mendimet tona, fjalët dhe veprat tona janë fijet e rrjetës që e hedhim rreth vetes. Swami Vivekananda K ARMA ËSHTË NJËKOHËSISHT SHKAKU DHE EFEKTI I VEPRIMEVE TUAJA. Çdo veprim prodhon forcë të energjisë që na kthehet në të njëjtën mënyrë që e dërgojmë. Karma e sugjeron veprimin e bërjes së zgjedhjes me vetëdije. Disa nga këto zgjedhje bëhen vetëdijshëm, derisa të tjerat bëhen pavetëdijshëm. Çdo mendim është ose memorje ose dëshirë. Me fjalë tjera: është ose interpretim, ose zgjedhje. Memorja, dëshira dhe veprimi janë të ndërlidhura në një cikël të vazhdueshëm. Pa memorje nuk ka dëshirë. Pa dëshirë nuk ka veprim, nuk ka karmë dhe pa karmë nuk ka memorje. Pra të gjitha janë gjëja e njëjtë. Dhe çdo mendim që e keni gjenerohet karmikisht. Prandaj Çopra nuk pajtohet me thënien duhet të mundohesh të kesh mendime pozitive . Nuk mund të provoni të keni qëndrim pozitiv. Por qëndrimi juaj do të ndryshojë dhe mendimet tuaja do të ndryshojnë spontanisht nëse zgjedhjet tuaja janë karmikisht të duhurat, sepse janë ato zgjedhje karmike që i prodhojnë ato mendime. Mënyra më e mirë për ta maksimizuar përdorjen e Ligjit Karmik është të bëhemi plotësisht të vetëdijshëm për zgjedhjet që i bëjmë në secilin moment. Çdo gjë që po ndodh në këtë moment është rezultat i zgjedhjeve që i keni bërë në të kaluarën. Si duket reagimet tona shpesh shkrehen automatikisht nga njerëzit dhe rrethanat. Shpesh jemi duke i bërë pavetëdijshëm këto zgjedhje. Nëse ndaleni për një moment dhe i vëzhgoni zgjedhjet që po i bëni derisa i bëni ato, tërë procesin e bartni nga sfera e pavetëdijshme në sferën e vetëdijshme. Kjo procedurë e bërjes së zgjedhjeve dhe e vëzhgimit në mënyrë të vetëdijshme është shumë fuqizuese. Pyeteni veten për pasojat e secilës zgjedhje që e bëni. A do të më sjellë kjo zgjedhje lumturi mua dhe të tjerëve? Zemra e ka një aftësi të llogaritjes që është larg më korrekte dhe larg më precize se sa gjithçka brenda kufijve të mendjes racionale. Shtatë ligjet shpirtërore të suksesit përmbledhje 9 Mund ta përdorni Ligjin e Karmës për të krijuar para dhe begati dhe rrjedhën e të gjitha gjërave të mira kah ju, në çdo kohë që dëshironi. Por së pari duhet të bëheni plotësisht të vetëdijshëm se e ardhmja juaj prodhohet nga zgjedhjet që po i bëni në secilin moment të jetës suaj. Nëse e bëni këtë rregullisht, atëherë jeni duke e përdorur plotësisht Ligjin e Karmës. Sa më shumë që merrni vendime të vetëdijshme, aq më shumë do t'i bëni ato zgjedhje që janë spontanisht korrekte edhe për ju edhe për ata përreth jush. E karma e kaluar? Një mënyrë për ta çliruar atë është që atyre që iu keni bërë keq t'iu kërkoni falje, vetëdijshëm dhe sinqerisht. Ligji i Karmës thotë se asnjë borxh në univers nuk mbetet i papaguar. Është një sistem i përkryer i llogaritjes në univers. Çdo gjë është në shkëmbim të vazhdueshëm të energjisë. Pyeteni veten derisa jeni duke e paguar borxhin tuaj karmik: Çka mund të mësoj nga kjo përvojë? Pse po ndodh kjo dhe cila është porosia që po ma jep universi? Si mund ta bëj këtë përvojë të dobishme për qeniet njerëzore? Një mënyrë tjetër për t'u marrë me karmën e kaluar është ta transcendoni atë. Ju i transcendoni farat e karmës suaj duke shkuar në zbraztësi dhe duke dalë prapë jashtë. Kjo bëhet përmes praktikës së meditimit. Esenca e Ligjit të Karmës është ideja e shkakut dhe efektit. Duke i bërë hapat e nevojshëm për t'iu sjellë lumturi dhe sukses të tjerëve, universi do të shkëmbejë duke ju furnizuar me lumturi dhe begati. Aplikimi i Ligjit të Karmës (Veprimit) apo të Shkakut dhe Efektit Do ta vë në efekt Ligjin e Karmës duke u zotuar t'i ndërmarr hapat vijues: 1. Sot do t'i vëzhgoj dhe do t i dëshmoj zgjedhjet që i bëj në secilin moment. Dhe thjesht në vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve, do t'i sjell ato në vetëdijen time të plotë. Do ta di se mënyra më e mirë të përgatitem për secilin moment në të ardhmen është të jem plotësisht i vetëdijshëm në të tashmen. 2. Sa herë që e bëj një zgjedhje, do t'ia bëj vetes dy pyetje: Cilat janë pasojat e kësaj zgjedhjeje që po e bëj? , dhe A do të më sjellë kjo zgjedhje përmbushje dhe lumturi mua dhe po ashtu edhe atyre që ndikohen nga kjo zgjedhje? 3. Pastaj do të kërkoj udhërrëfim nga zemra ime dhe do të udhëzohem nga mesazhi i saj i rehatisë apo i parehatisë. Nëse zgjedhja ndihet e rehatshme, do të vazhdoj me shkujdesje. Nëse zgjedhja ndihet e parehatshme, do të ndalem dhe do t'i shoh, me të pamurit tim të brendshëm, pasojat e veprimit tim. Ky udhërrëfim do të ma mundësojë të bëj zgjedhje spontanisht korrekte për veten dhe për të gjithë rreth meje. Shtatë ligjet shpirtërore të suksesit përmbledhje Ligji i Përpjekjes Minimale (e mërkurë) Inteligjenca e natyrës funksionon me lehtësi dhe pa mundim... me shkujdesje, me harmoni, dhe me dashuri. Dhe kur i shfrytëzojmë forcat e harmonisë, të gëzimit, dhe të dashurisë, ne krijojmë sukses dhe fat të mirë me lehtësi dhe pa mundim. Qenia integrale di pa shkuar, sheh pa shikuar, dhe kryen punë pa bërë. - Lao Tsu N Ë SHUMË GJËRA KA LEHTËSI NATYRORE PA MUNDIM. Nëse e vëzhgoni natyrën gjatë punës, do ta shihni se shpenzohet përpjekja minimale. Bari nuk provon të rritet, ai thjesht rritet. Peshqit nuk provojnë të notojnë, ata thjesht notojnë. Lulet nuk provojnë të lulëzojnë, ato thjesht lulëzojnë. Kjo është natyra e tyre thelbësore. Është po ashtu natyra e diellit të shkëlqejë. Është natyra njerëzore t'i bëjmë ëndrrat tona të manifestohen në formë fizike, lehtë dhe pa mundim. Përpjekja minimale shpenzohet kur veprimet tuaja janë të motivuara nga dashuria, sepse natyra mbahet bashkë nga energjia e dashurisë. Kur tentoni ta merrni fuqinë dhe kontrollin mbi njerëzit tjerë - ju humbni energji. Kur kërkoni para apo fuqi për hir të egos - ju harxhoni energji duke e ndjekur iluzionin e lumturisë në vend se ta shijoni lumturinë e momentit. Kur kërkoni para vetëm për levërdi personale - ju e ndërprisni rrjedhjen e energjisë kah ju dhe ndërhyni në shprehjen e inteligjencës së natyrës. Kur veprimet tuaja janë të motivuara nga dashuria - energjia juaj shumëfishohet dhe grumbullohet dhe energjia shtesë që e mblidhni dhe e shijoni mund të kanalizohet që të krijoni çka të doni, duke e përfshirë edhe pasurinë e pakufizuar. Janë tri komponenta të Ligjit të Përpjekjes Minimale: 1. Pranimi. Kjo thjesht domethënë se e bën një zotim: Sot i pranoj njerëzit, situatat, rrethanat dhe ngjarjet ashtu si shfaqen. Do të jetoj në momentin. Do t'i pranoj gjërat ashtu siç janë, jo siç do të doja unë të jenë ato (egoja ime). Kur ndihem i frustruar apo i nervozuar nga një person apo situatë, do ta kujtoj se nuk po reagoj ndaj personit apo situatës, por ndaj ndjenjave për këtë person apo situatë. Duke e ditur dhe kuptuar këtë - unë mund të jem përgjegjës për emocionet dhe ndjenjat e mija dhe prandaj edhe për reagimet e mija ndaj botës. 2. Përgjegjësia. Kjo domethënë të mos i fajësosh të tjerët dhe vetveten. Të gjitha problemet e përmbajnë farën e shansit. Kjo vetëdije ju lejon ta merrni momentin dhe ta transformoni atë në diçka më të mirë. Në këtë mënyrë çdo tiran do të bëhet mësuesi juaj. Realiteti është interpretim dhe do të keni shumë shanse për të evoluar. Është një kuptim i fshehur prapa të gjitha ngjarjeve dhe ky kuptim do t'i shërbejë evolucionit tuaj. Shtatë ligjet shpirtërore të suksesit përmbledhje 11 Përgjegjësia është aftësia të përgjigjemi. Përgjegjësia është edhe aftësia t'i dorëzohemi dhembjes si dhe gëzimit. Jeta lëviz ndërmjet këtyre dy brigjeve. Ky nuk është problemi. Problemi është kur ngecim në njërin nga brigjet. 3. Pambrojtshmëria. Kjo domethënë se nuk duhet t'ua mbushni mendjen apo t'i bindni njerëzit tjerë për këndvështrimin tuaj. Nëse i shikoni njerëzit përreth do ta shihni se ata e kalojnë 99% të kohës së vet duke e mbrojtur këndvështrimin e vet. Kur bëheni mbrojtës, kur i fajësoni të tjerët, dhe kur nuk e pr
Related Search
Similar documents
View more...
We Need Your Support
Thank you for visiting our website and your interest in our free products and services. We are nonprofit website to share and download documents. To the running of this website, we need your help to support us.

Thanks to everyone for your continued support.

No, Thanks