Ndikimi i bimeve ne jeten e njeriut

Description
1. AVANTAZHET E SHEGËS Shega është një nga drufrutoret me rendësi që ka disa karakteristika dhe paraqet disa veçori që i japin asaj përparësinë për një…

Please download to get full document.

View again

of 16
All materials on our website are shared by users. If you have any questions about copyright issues, please report us to resolve them. We are always happy to assist you.
Information
Category:

Health & Medicine

Publish on:

Views: 4 | Pages: 16

Extension: PDF | Download: 0

Share
Transcript
  • 1. AVANTAZHET E SHEGËS Shega është një nga drufrutoret me rendësi që ka disa karakteristika dhe paraqet disa veçori që i japin asaj përparësinë për një përhapje me te gjere. Ajo nuk është vetëm një bime që zë tokën dhe jep një prodhim te caktuar por ajo mund te shërbeje edhe për bashkëshoqërime,për mbjellje anës rrugës, për zbukurim, etj. Kjo bime, krahas karakteristikave të ngjashme me drufrutoret e tjerë, paraqet edhe disa specifika :1)Jep prodhim shumë te kënaqshëm për njësite sipërfaqes,duke shfrytëzuar mjaft mire vetitë prodhuese te tokës, por dhe duke zëne vetëm pak sipërfaqe për bime, krahasuar me një numër pemësh të tjera frutore. 2) Ka vlera mjaft te mira ushqyese e në veçanti kuruese. Vlerat kuruese shfaqen jo vetëm tek frutat por edhe tek lëvoret, rrënjët, etj; kura te cilat janë mjaft te thjeshta në përgatitje, për me tepër ato nuk japin efekte anësore te dëmshme për njeriun.
  • 2. 3)Ndikon në mbrojtjen e tokës nga agjentet atmosferike, në mënyre te veçante nga erozioni. Kjo bime, duke shfrytëzuar me se miri tokat e pjerrëta, lehet, etj., përveç prodhimit që jep, kryen edhe ketë shërbim shume te vlefshëm për token bujqësore duke i ardhur në ndihme ruajtjes se tokës nga gërryerjet. 4)Ka një dru shume rezistent dhe te parapëlqyer nga përpunuesit dhe mjeshtërit e gdhendjes se drurit, duke shfaqur vështirësi tek gdhendësit e drurit, por duke dhëne objekte me vlera shume te veçanta. 5)Shpërblen mjaft mire shërbimet që mund ti kryhen si prashitje, kultivime, mulçerime, etj. Në përgjithësi, bima e shegës kërkon pak shpenzime për te ardhur deri tek prodhimi.
  • 3. Lajthia është shkurre e familjes mështekore (Betulaceae) me emrin shkencor Corylus avellana L, bashkë me mështeknën dhe verrin. Gjendet kryesisht në zonat malore. Rritet 3-4 m lartësi veçmas ose të përziera me shkurre si shkoza, mëlleza, molla e egër (dyvjaka), thana etj. Bima parapëlqen shpatet e drejtuara nga veriu ose verilindja që nuk rrihen nga dielli. Gjethet i ka të gjera, gati të rrumbullakëta. Ajo ka disa veti të rëndësishme shëndetësore në mbrojtjen kundër sëmundjeve,ka një kombinim të veçantë të acid oleik të proteinave karbohidrateve dhe beta sitosterolit.Lajthia dhe vaj i lajthisë janë një burim i mirë i vitaminës E,përmbajtja e së cilës ndikon në pasjen e një lëkure sa më të shëndetshme.
  • 4. Cilat bime kurojne anemine, semundjet e zemres? Nje sere recetash te mbeshtetura ne mjekesine moderne, por aq dhe ne ate popullore, per te kuruar semundje te ndryshme qe shfaqen ne organizmin tone. Keshillat me te fundit qe japin mjeket per te shmangur semundjet e zemres, stomakut, aparatit tretes, gripit. Si te luftoni kancerin, diabetin e shume shqetesime te tjera me fruta dhe perime. Si te shmangni semundjet e ndryshme, cila eshte strategjia e duhur per nje jete te shendetshme. Cilat jane recetat me te fundit te rekomanduara nga mjeket per te qene te shendetshem. Gjithçka ne numrin e sotem ne nje suplement prej pese faqesh, nje strategji e vertete per nje jete te shendetshme. Do te gjeni keshilla dhe receta per te luftuar çdo semundje qe ju shqeteson.
  • 5. Lloje te ndryshme te bimeve kane treguar te kene nje rol te rendesishem, dhe te kene ne perberje te tyre substanca me vlere qe kane veti farmakologjike. Nje rol I tille eshte evidentuar qe ne koherat e lashta, gje e cila me rritjen e civilizimit te njeriut, nisi te konsiderohej gjithnje e me teper, aq sa iu dedikuan studime, u krijuan teknikat e posacme te kultivimit, vjeljes, perpunimit dhe nxjerrjes se ekstraktit me interes, si dhe implementimit te tij ne medikamente ne trajte tabletash apo formash te tjera farmakologjike.
  • 6. Ne kete menyre lindi kultura e bimeve medicinale, e cila se pari shfrytezohet nga mjeket dhe farmacistet me njohuri biologjike, per te kultivuar ato qe quhen bime medicinale (mjekesore). Disa prej këtyre lëndëve janë të helmëta, por në sasi jo të madhe ato shfaqin veti kuruese. Sot mjekësia përdor deri në 300 lloje bimësh mjekësore. Shumica e bimëve mjekësore rriten në gjendje të egër në pyje, në fusha dhe në livadhe. Disa nga bimët mjekësore të vendit tone janë: Helmarina (Atropa bella-donna), Kamomili mjekësor (Martricaria chamomilla), Valeriana (Valeriana officinalis), Mendëra e rëndomtë (Mentha piperita), Lule togzi (gjinia Digitalis ), Sherbela mjekësore (Salvia officinalis). Mund te permendim ketu gjithashtu nje pjese te atyre bimeve qe perdoren ne bote edhe nga mjekesia alternative per kurimin e semundjeve te ndryshme.
  • 7. Amazona Mushkeria E Botes
  • Related Search
    We Need Your Support
    Thank you for visiting our website and your interest in our free products and services. We are nonprofit website to share and download documents. To the running of this website, we need your help to support us.

    Thanks to everyone for your continued support.

    No, Thanks