GEOSTRATEGY ROUTES AND TRANSPORT CORRIDORS IN BALKAN GJEOSTRATEGJIA RRUGËT DHE KORRIDORET E TRANSPORTIT NË BALLKAN - PDF

Description
AKTET ISSN Journal of Institute Alb-Shkenca Revistë Shkencore e Institutit Alb-Shkenca Copyright Institute Alb-Shkenca GEOSTRATEGY ROUTES AND TRANSPORT CORRIDORS IN BALKAN

Please download to get full document.

View again

of 7
All materials on our website are shared by users. If you have any questions about copyright issues, please report us to resolve them. We are always happy to assist you.
Information
Category:

Psychology

Publish on:

Views: 25 | Pages: 7

Extension: PDF | Download: 0

Share
Transcript
AKTET ISSN Journal of Institute Alb-Shkenca Revistë Shkencore e Institutit Alb-Shkenca Copyright Institute Alb-Shkenca GEOSTRATEGY ROUTES AND TRANSPORT CORRIDORS IN BALKAN GJEOSTRATEGJIA RRUGËT DHE KORRIDORET E TRANSPORTIT NË BALLKAN RAMADAN MAZREKAJ 1, ANDONAQ LONDO 2, HYSEN MEROVCI 3 1 Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Deçan, KOSOVË 2 Departament of Energetics, Polytechnic University of Tirana, Tiranë, ALBANIA 3 Ministria e Infrastrukturës, Fushë Kosovë, KOSOVË AKTET V, 2: , 2012 PËRMBLEDHJE Në punim trajtohet pozita e rrjetit rrugor të Kosovës dhe kompatibiliteti i tij me nevojat e lidhjes Panevropiane, si dhe rëndësia dhe pozita strategjike e rrugëve dhe korridoreve të transportit në Ballkan shikuar në kontekst të zhvillimit të korridoreve Panevropiane në Evropë dhe me gjerë. Shqyrtohet po ashtu vlerësimi i prioriteteve të politikës nacionale të Transportit në vendet e Ballkanit, si dhe trajtimi i nismave dhe iniciativave të rëndësishme për zhvillimin e rrugëve dhe të korridoreve të transportit në Ballkan dhe roli i SEETO-s (Observatoriumi i Transportit në Evropën Juglindore South East Europe Transport Observatory). Analizohet rëndësia e zhvillimit të Multimodalitetit përmes shfrytëzimit të modeleve të transportit rrugor, hekurudhor dhe detar. Në fund vlerësohet rëndësia e drejtimeve kryesore rrugore të Kosovës (rruga VI dhe VII), Autostradës Durrës Morinë, korridorit të Transportit Adriatik Jon, Autostradës Egnatia Aleksanderpolis, porteve detare shqiptare dhe lidhjeve ndërmjet porteve detare në Adriatik dhe atyre në Detin e Zi. Fjalët kyçe: Korridoret e transportit në Ballkan SUMMARY The paper treated the position of the road network of Kosovo, their compatibility with the needs of Pan- European connectivity; importance, strategic position of roads and transport corridors in the Balkans viewed in the context of development of the Pan - European corridors in Europe and beyond; evaluation of national policy priorities in the Balkans Transportation, treatment initiatives and important initiatives for development of roads and transport corridors in the Balkans; SEETO role (Observatory of Transport in South East - South East Europe Transport Observatory). Analyzed Multimodality importance of developing models using the road, rail and maritime. Finally assessed the importance of main road in Kosovo (path VI and VII), Durres - Morine, Corridor Transportation Adriatic - Ionian, Egnatia Motorway - Aleksandarpolis, Albanian Ports, connections between ports in the Adriatic and Black Sea. Key words: transport corridors in the Balkans 1.HYRJE Transporti është një pjesë integrale e aktiviteteve të shumta ekonomike dhe sociale, me çka lind nevoja për shërbime të shpejta dhe cilësore, për sistem të integruar të transportit. Organizimi i transportit kërkon një vizion të ri të një rrjeti të integruar, minimizon disavantazhet e modeleve individuale të transportit (unimodalitetit). Zhvillimi i ekonomisë globale, përparimi i TIK-ut (Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimeve) dhe rrjetet e përmirësimit të komunikimit kanë kontribuar në ndryshime të mëdha në transport. Ashtu si në vendet e zhvilluara të BE-së, në vendet e tjera evropiane (në Evropën qendrore, lindore) dhe në Ballkan, zhvillimi i hovshëm ekonomik kërkon futjen dhe zhvillimin e transportit në shkallë më të lartë. Transporti i zhvilluar dhe modern ka avantazhet e shpejtësisë, disponueshmërisë, aksesit, besueshmërisë, sigurisë, qëndrueshmërisë, transparencës dhe të orientuarit drejt të fundit, që është përdoruesi (shfrytëzuesi). Transporti i zhvilluar e bën përdorimin më efikas të infrastrukturës ekzistuese me ndikim negativ mjedisor të reduktuar. Ballkani ka pozitë të rëndësishme gjeostrategjike, paraqet udhëkryq të rëndësishëm për lidhjen e vendeve Evropiane me Azinë, Afrikën etj. Pozita e përshtatshme gjeografike i jep asaj avantazhin për tranzitimin e mallrave përmes Urës Ballkanike nga shumë vende Evropiane dhe Botërore. 2.KORRIDORET E TRANSPORTIT PANEVROPIAN Korridoret e transportit panevropian dhe zonat e transportit janë krijuar nga tri konferenca të Transportit Pan-Evropian Pragë në vitin 1991, Kretë më , dhe Helsinki më Korridoret PAN-Evropiane (paraqitur në Tabelën 1) në mënyrë të variueshme përfshijnë itineraret rrugore, hekurudhore dhe ujore të lundrueshme. I II (Veri-Jug) Helsinki - Tallinn - Riga - Kaunas dhe Klaipėda - Warsaw dhe Gdańsk Degëzimi A (Via/Rail Hanseatica) - St. Petersburg deri në Riga deri në Kaliningrad deri në Gdańsk deri në Lübeck Degëzimi B (Via Baltica/E 67) - Helsinki deri në Warsaw. (Lindje-Perëndim) Berlin - Poznań - Warsaw - Brest - Minsk - Smolensk - Moscow - Nizhny Novgorod III Brussels - Aachen - Cologne - Dresden - IV V VI VII VIII IX X Wrocław - Katowice - Kraków - Lviv - Kiev 1. Degëzimi A - Berlin - Wrocław Dresden/Nuremberg - Prague - Vienna - Bratislava - Győr - Budapest - Arad - Bucharest - Constanța /Craiova - Sofia - Thessaloniki / Plovdiv - Istanbul. (Lindje-Perendim) Venice - Trieste/Koper - Ljubljana - Maribor - Budapest - Uzhhorod - Lviv - Kiev. 1,600 km (994 mi) i gjate. Degëzimi A - Bratislava - Žilina - Košice - Uzhhorod Degëzimi B - Rijeka - Zagreb - Budapest Degëzimi C - Ploče - Sarajevo - Osijek - Budapest (Veri - Jug) Gdańsk - Katowice - Žilina, me një degëzim perëndimor Katowice-Brno. (Lumi i Danubit) (Veriperëndim-Juglindje) - 2,300 km (1,429 mi) i gjatë. Durrës - Tirana - Skopje - Sofia - Plovdiv - Burgas - Varna. 1,500 km (932 mi) i gjatë. Helsinki - Vyborg - St. Petersburg - Pskov - Gomel - Kiev - Ljubashevka - Chişinău - Bucharest -Dimitrovgrad - Alexandroupolis. 3,400 km (2,113 mi) i gjatë. Nën-Degëzime kryesore: St. Petersburg - Moscow - Kiev. Degëzimi A - Klaipeda - Vilnius - Minsk - Gomel Degëzimi B - Kaliningrad - Vilnius - Minsk - Gomel Degëzimi C - Ljubashevka - Rozdilna - Odessa Salzburg - Ljubljana - Zagreb - Beograd - Niš - Skopje - Veles - Thessaloniki. Degëzimi A: Graz - Maribor - Zagreb Degëzimi B: Budapest - Novi Sad - Beograd Degëzimi C: Niš - Sofia - Plovdiv - Dimitrovgrad - Istanbul nëpërmjet Korridorit IV Degëzimi D: Veles - Prilep - Bitola - Florina - Igoumenitsa Burimi: SEETO Tabela 1. Korridoret e transportit PAN-Evropian 200 AKTET Vol. V, Nr 2, 2012 Prej dhjetë korridoreve (PETRC), nëpër Ballkan kalojnë gjashtë korridore, dhe ato janë: korridori IV (Rumani Bullgari), korridori V (Kroaci Bosnjë dhe Hercegovinë), korridori VII (Serbi, Rumani, Bullgari), korridori VIII (Shqipëri, Maqedoni, dhe Bullgari), korridori IX (Rumani Bullgari), dhe korridori X (Kroaci Serbi Bullgari Maqedoni). 3. ZHVILLIMI I RRJETIT QENDROR TË TRANSPORTIT TË EVROPËS JUGLINDORE - SEETO SEETO (Observatori i Transportit të Evropës Juglindore), është organizatë rajonale transporti themeluar me Memorandumin e Mirëkuptimit për zhvillimin e Rrjetit Qendror Rajonal të Transportit (MM) të nënshkruar më 11 qershor 2004 nga ana e qeverive të Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kroacisë, ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë, dhe UNMIK-ut në emër të Kosovës. Rrjeti qendror rrugor e hekurudhor përbëhet nga korridore dhe rrugë. Korridoret janë përcaktuar dhe janë mbarevropiane, Korridoret janë: V, VII, VIII, IX, X, të cilat ofrojnë lidhje ndërkombëtare me Bashkimin Evropian. Rrugët, nga të cilët shtatë janë rrjet rrugor dhe gjashtë janë hekurudha, plotësojnë rrjetin qendror me qëllim lidhjen e kryeqyteteve brenda rajonit dhe vendeve fqinje. Qëllimi është lëvizja e lirë e njerëzve, e mallrave dhe e shërbimeve, duke i dhënë kështu mundësi zhvillimeve të ekonomive rajonale. Gjatësia totale e rrjetit qendror rrugor është rreth gjashtë mijë kilometra, i përbërë nga tremijë kilometra korridore dhe mbi tremijë e pesëqind të tjera rrugë. Figura 1. Rrjeti rrugor i SEET-os (Burimi: SEETO) Me qëllim te analizës së rrugëve dhe të korridoreve të transportit në Ballkan, të rrugëve kryesore të Kosovës (rrugës 6 dhe 7) shfrytëzojmë programin Softuerik TransCAD. TransCAD është i projektuar për të ruajtur, shfaqur, menaxhuar dhe analizuar të dhënat e transportit. TransCAD kombinon GIS dhe aftësitë e modelimit të transportit në një platformë të vetme e të integruar, duke siguruar aftësitë që janë të paçmuara në procesin e modelimit. TransCAD ofron: 1. Një motor të fuqishëm GIS me ekstensione speciale për transportin 2. Hartografi, vizualizim dhe mjetet e analizës të projektuar për aplikimet e transportit 3. Modulet për parashikimin e kërkesës për udhëtim, transit publik, logjistikë, itinerare, vendndodhje dhe të menaxhimit të territorit. TransCAD është aplikacion GIS mjaft i përshtatshëm për kërkesat e transportit. TransCAD përfshin veçori të sofistikuara GIS si shtresa poligonale, buffering dhe gjeokodimin si dhe ka një sistem arkitekturor të hapur që mbështet ndarjen e të dhënave në rrjete lokale dhe në zonë të gjerë. 3.ANALIZA O/D (ORIGJINË-DESTINACION) Duke pasur parasysh temën e studimit: Gjeostrategjia rrugët dhe korridoret e transportit në Ballkan, analizojmë zonën studimore si një hapësirë që shtrihet ndërmjet korridoreve Pan-Evropiane, TEN-T (Rrjetet Trans- Evropiane të Transportit) dhe zonës SEETO, analizojmë distanca rrugore, hekurudhore dhe portuale ne Ballkan, analizojmë fluksin e mallrave dhe udhëtarëve në rruge të ndryshme, duke u bazuar ne modelin e shpërndarjes se udhëtimeve (Matrica O-D). TransCad përdor Modelin Gravitacional sipas formulës matematikore të mëposhtme: a a Gi A j Tij k (1) b C ij AKTET Vol. V, Nr 2, ku: i & j Zona Origjinë dhe Destinacion T ij Rrjedha e trafikut të pasagjerëve (transporti rrugor) midis zonave i dhe j G i Numrin e udhëtimeve të gjeneruar nga zona i A j Numrin e udhëtimeve të tërhequra nga zona j C ij Pengesa për udhëtim midis zonave i dhe j (një funksion i kohës së udhëtimit midis i dhe j) janë përfshirë ne sistem nyje-centroidët që janë larg fushës së ndikimit për rrjetin rrugor të Kosovës. Në figurat 2 dhe 3, jepen pamjet e zonës studimore shtetet, të realizuara me TransCAD. Fluksi ekuivalent në autovetura pasagjeresh në orë për një korsi (passenger cars per hour per lane - pcphpl) përcaktohet duke përdorur ekuacionin e mëposhtëm: V Vp PHF N fhv f (2) p ku: V p fluksi ekuivalent 15-minutësh për autovetura pasagjerësh (pcphpl) V volumi orar (vph) PHF faktori i orës së pikut f HV faktor korrigjues për automjete të rënda f P faktori i popullatës së drejtuesve të mjeteve (shoferëve) Vlerat për faktorin e popullatës së drejtuesve të mjeteve, f p, varion në vlerat Figura 2. Pamja e zonës studimore Shtetet Evropiane realizuar me Trans CAD Densiteti i automjeteve: vp D (3) S ku: D densiteti (pc / mi / ln), v p fluksi (pcphpl), dhe S shpejtësia mesatare e autoveturës së pasagjerëve (mph). Në analizën OD (Origjinë-Destinacion) të trafikut të mallrave dhe të pasagjerëve është përfshirë jo vetëm zona në kuadër të SEET-os, por edhe zona të tjera të rëndësishme jashtë saj që janë gjeneratorë trafiku dhe/ose nyje-centroide ndikuese në rrjet: Chisinau (Moldavi), Lviv (Ukrainë), Kievi (Ukrainë), Odesa (Ukrainë), Stambolli (Turqi), të cilat janë edhe nyje të rëndësishme të Korridoreve Pan-Evropiane. Nuk Figura 3. Rrjeti i rrugëve dhe i korridoreve të Kosovës, realizuar me Trans CAD Të dhënat janë inputet e programit të strukturuara sipas formateve matricore të llojit data dhe tabela të formatit Excel: xls, xlsx, të cilat shërbejnë si bazë për konvertimin në formatet e transferueshme në TransCad: dbd, bin, mtx, dbf dhe tab. 202 AKTET Vol. V, Nr 2, 2012 Nga aplikimi i programit Softuerik Trans Cad, janë nxjerrë llogaritje të fluksit dhe distancave ndërmjet qendrave të ndryshme dhe porteve në Ballkan. Duke iu referuar distancave nga qendra të ndryshme në Ballkan (Figurat 2 dhe3), porteve detare të Konstancës, të Varnës e Burgasit në Detin e Zi, dhe porteve të Durrësit, Bar-Mali i Zi dhe Igumenicë (Greqi) në detin Adriatik, në bazë të analizës se bërë, Kosova paraqet distancën më të shkurtër rrugore: Nga porti detar i Konstantes (Rumani) në Durrës (përmes rrugëve VI dhe VII) për 150 km më e shkurtër në krahasim me Portin e Tivarit (Mali i Zi), 97 km më e shkurtër në krahasim me Portin e Igumenicës, 36 km më e shkurtër në krahasim me Korridorin 8 përmes Shkupit. Nga porti i Varnas në Durrës (përmes rrugëve VI dhe VII) për 178 km me e shkurtër në krahasim me Portin e Tivarit (Mali i Zi), 61 km me e shkurtër në krahasim me Korridorin 8 përmes Shkupit, dhe 122 km me shkurtër në krahasim me portin e Igumenicës. Nga porti i Burgasit në Durrës (përmes rrugëve VI dhe VII) për 157 km me shkurtër në krahasim me portin e Tivarit (Mali i Zi), 40 km më e shkurtër në krahasim me Korridorin 8 përmes Shkupit, 100 kilometra më e shkurtër në krahasim me portin detar të Igumenicës. Distancat e rrugëve nga qendra dhe portet evropiane janë paraqitur në tabelën 2. Nr Line Type Distanca në km 1 Konstanta Nish Durrës 2 Konstanta Nish Bar 3 Konstanta Sofie Selanik Igoumenica 4 Konstanta Sofie Skopje Durrës Road 1215 Road 1365 Road 1312km Road 1251 Line Type Distance km 1 Varna Sofie Nish Prishtinë Durrës 2 Varna Sofie Nish Bar 3 Varna Sofie Shkup Durrës Road 960 Road 1138 Road Varna Sofie Selanik Igoumenice Road 1082 Figura 4. Distancat ndërmjet rrugëve dhe porteve në Ballkan (Burimi: Autori) Line Type Distance km AKTET Vol. V, Nr 2, 1 Burgas Sofie Nish Durres 2 Burgas Sofie Nish Prishtinë Bar 3 Burgas Sofie Shkup Durrës Road 910 Road 1067 Road Burgas Sofie Selanik Igoumenice Road 1011 Line Type Distance km 1 Durrës Bari (Italy) 2 Bar Bari (Italy) 3 Igoumenitsa Bari (Italy) Maritime 220 Maritime 247 Maritime 380 Tabela 2. Distancat rrugore ndërmjet qendrave dhe porteve detare ne Ballkan 4. RRUGËT DHE KORRIDORET E TRANSPORTIT TË KOSOVËS DHE TË SHQIPËRISË NË KONTEKST TË KORRIDOREVE TË TRANSPORTIT NË BALLKAN Pozita gjeografike e Kosovës dhe Shqipërisë është faktor i rëndësishëm për lidhjen ndërmjet shteteve, korridoreve, lidhjeve ndërmjet Detit Adriatik me Detin e Zi. Kosova përmes rrugës 6 dhe 7 lidh rrugë dhe korridore të rëndësishme në Ballkan, lidh shtete dhe korridore panevropiane me qendra dhe porte detare në rajonin e Ballkanit (Tabela 2). Fig 5. Rrjeti i drejtimeve kryesore rrugore të Kosovës dhe atyre rajonale (Burimi: Strategjia multimodale e Kosovë) 5. PËRFUNDIM Me gjithë përkrahjen e madhe të Bashkimit Evropian për ndërtimin e një infrastrukture moderne të transportit në vendet e Ballkanit, situata politike ka bërë që ky regjion të mbetet mbrapa vendeve të zhvilluara perëndimore. Luftërat e gjata, ndasitë ndërmjet shteteve, dhe përgjithësisht raportet jo të mira në Ballkan po ngadalësojnë ë përparimin e infrastrukturës rrugore dhe të transportit. Klima ndërfqinjësore jo e mire po ndikon negativisht jo vetëm në lidhjen, por edhe në vetë anashkalimin e rrugëve (më të shkurtra), siç është shembulli i rrugës Durrës-Prishtinë-Nish, pasi që Serbia nuk paraqet gatishmëri që të ndërtojë rrugën ne pjesën e saj nga Nishi në Merdare (vazhdimin e rrugës 7). Ky frenim realisht i shkakton dëme jo vetëm Kosovës, por edhe Serbisë, dhe të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor. Anashkalimi i rrugëve më të shkurtra (shembull rruga 7) ndikon në orientimin e flukseve të mallrave dhe përgjithësisht të transporteve në rrugë të tjera me distanca më të gjata (Tabela 2). Rruga më e shkurtër është një ndër faktorët determinues (përcaktues) për tranzitim, tërheqjen e fluksit të mallrave, pasi që ndikon drejtpërdrejt në koston e mallrave (shkurtimi i rrugës, reduktimi i kostos se transportit në relacion origjinë-destinacion) etj. 204 AKTET Vol. V, Nr 2, 2012 REFERENCAT 1.Strategjia Multimodale e Kosovës (2009) 2.Studimi i Fizibilitetit për dy akset kryesore rrugore të Kosovës (rruga 6 dhe 7), Instituti i Transportit Tiranë: Portet detare Shqiptare. 4.Instituti i Transportit Tiranë: Strategjia e Zhvillimit të Transportit në Shqipëri 5.Ministria e Transporteve dhe punëve Publike Tiranë: Plani Kombëtar i Transportit 6.SEETO Comprehensive Network Development Plan - Multi Annual Plan AKTET Vol. V, Nr 2,
Related Search
Similar documents
View more...
We Need Your Support
Thank you for visiting our website and your interest in our free products and services. We are nonprofit website to share and download documents. To the running of this website, we need your help to support us.

Thanks to everyone for your continued support.

No, Thanks